Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se vetëm ditën e djeshme në 24 orë në urgjencë kanë ardhur 365 thirrje më shumë se zakonisht. I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai u shpreh se në këtë periudhë kryejnë rreth 1600 vizita, të cilat ndahen në banesa apo në urgjencë. Sipas mjekut, shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi.
“Dita e djeshme ka pasur 365 thirrje më shumë . Zakonisht në këtë periudhë bëjmë 1600 vizita në ditë. Ndërsa 482 vizita të kryera në shtëpi nga 161 për covidin. Që do të thotë personat që trajtohen në banesë marrin në telefon, ata që janë përkeqësuar ne i çojmë në spital.
Janë shumë faktorë që ndikojnë në ecurinë e sëmundjes. Megjithatë ka edhe shumë qytetarë që duan të trajohen në shtëpi dhe mjeku nuk mund ta imponojë edhe e kurojmë në shtëpi. Nga data 9 mars janë kryer 791 thirrje për Covid”, tha Brataj.
Më tej, ai theksoi se 127 është i vetmi sistem kryesor për Covid, ku pacienti mund të jap lokacionin. “127 që është pika e Covid nuk është për këtë por është i vetmi sistem që të përgjigjet vetëm për këtë pa kaluar tek të tjerët. Pacienti jep lokacionin dhe shkojmë, qytetin dhe rrugën. Ky sistem i caktua me qëllim kapjen e të sëmurit, u shpreh Brataj