Një bretkosë duket se ka bërë së fundmi një ‘kërcim të rëndësishëm’, duke preferuar të lëvizë si pasagjere mbi guaskën e një breshke, që nuk dukej se po bezdizej nga pesha e shtuar. Amfibi i vogël jeshil shihet të qëndronte në ekulibër në maje te guaskës së mikut të tij të pazakontë.

Fotografi Yan Hidayat, 35 vjeç, fiksoi aventurat e bretkosës së “pemës së njomë’ në pyjet e Padang në Indonezi. Udhëtimi i dy miqve sigurisht që ishte nga ngadaltë por me siguri tërhiqte vëmendje.