Ai e ndoqi ndeshjen Fiorentina-Inter nga tribuna, sepse ishte i skualifikuar, por e bëri veten të dëgjohet deri në… rrjetet sociale. Antonio Conte e ndoqi skuadrën e tij nga larg në “Franchi”, por gjeti një mënyrë për të komunikuar me zëvendësin Stellini. Në mediat sociale, fotografia që përshkruan trajnerin e Interit duke hequr kufjen nga duart e punonjësit, duke bërtitur, dhënë këshilla dhe sugjerime për të marrë fitoren në shtëpi, është bërë tejet “virale”.

Disa tifozë theksojnë karakterin e tij, të tjerë me ironi shpresojnë se mund të qëndrojë larg stolit në ndeshjet e ardhshme, duke nënvizuar paraqitjet e tij më të fundit: dy ndalesa dhe dy fitore. Gjashtë gola të shënuar dhe zero të pësuar. Ai, megjithatë, mezi pret të kthehet në stolin zikaltër, duke ëndërruar titullin këtë sezon.