Cristiano Ronaldo u pa i mërzitur kur po dilte nga fusha e lojës në ndeshjen kundër Interit. Një arsye mund të jetë një rekord i bardhezinjve, që CR7 do tentoja të thyejë. Bëhet fjalë për realizimin e 100 gola më shpejt se kushdo me fanellën e Juventusit.
Aktualisht rekordi mbahet nga Omar Sivori (ishte pjesë e klubit nga Torino në periudhën 1957-1965), i cili i ka shënuar 100 golat në 124 ndeshje. Portugezi i Juventusit ka shënuar 87 gola deri më tani me skuadrën italiane.
Për t’i realizuar i janë dashur 112 ndeshje. Kështu, në 11 ndeshjet e radhës Ronaldo duhet të gjejë rrugën e rrjetës 13 herë, në mënyrë që të shkruajë emrin në historinë e Juventusit me këtë rekord të ri.