Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të rënda për jetën në Rrogozhinë, ndërsa policia ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevent 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, arrestuan në flagrancë shtetasit A. I., 26 vjeç, banues në Peqin, dhe O. T., 21 vjeç, banues në Peqin.
26-vjeçari A. I. akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”, ndërsa 21-vjeçari O. T. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.










