Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen Provimet e Maturës për vitin 2021. Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet me datë 3 qershor, ndërsa provimi i Letërsisë do të zhvillohet me datë 7 qershor.

Për lëndën e Matematikës provimi është vendosur që të zhvillohet me datën 11 qershor dhe lënda me zgjedhje do të zhvillohet me datën 15 qershor. Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.