Nga Jessie Yeung, Manveena Suri dhe Vedika Sud, CNN
Gjashtë muaj më parë, India ishte në krizë. Spitalet ishin plot me pacientë, mjekët ishin të shkatërruar nga lodhja dhe virusi po përhapej me shpejtësi nëpër lagjet e varfra me miliona njerëz. Sot, vendi duket shumë ndryshme. Rastet e reja kanë rënë, ku nga 90,000 infeksione në ditë në shtator, në më pas së 10,000 raste tani në shkurt. Më 9 shkurt, kryeqyteti Delhi raportoi zero vde kje nga virusi, për herë të parë në gati 9 muaj.
Kjo ka ndodhur e gjitha pa masa drastike siç janë bllokimet e pjesshme, të cilat janë përdorur në vende si Zelanda e Re dhe Australia, për të marrë nën kontroll shpërthimet. Qeveria indiane ende po zbaton kufizime të caktuara të distancimit social në përpjekje për të lehtësuar spitalet, por ekonomia është rihapur, vizitat te familjet kanë rifilluar dhe njerëzit kryesisht po vazhdojnë jetën e tyre të përditshme. Përmirësimi i situatës ka të ngjarë të mos jetë për shkak të vaksinave, sepse India e ka filluar programin e saj të vaksinimit me synim për vaksinuar 300 milion njerëz deri në gusht. Deri tani vendi ka administruar më pak se një dozë për 100 njerëz. Disa ekspertë thonë se numrat e ulët të rasteve janë më shumë arsye për kujdes sesa festim, dhe se njerëzit nuk mund të heqin kujdesin e tyre, veçanërisht pasi variante të reja, potencialisht më ngjitëse përhapen në të gjithë botën.
Imuniteti në qytetet e mëdha
Një faktor i rënies së rasteve mund të jetë rritja re njerëzve me antitrupa, pasi ka një numër të madh njerëzish që janë infektuar tashmë. Studiuesit ende po hulumtojnë Covid-19 dhe sesi funksionon imuniteti i tij. India ka raportuar më shumë se 11 milion raste dhe 156,000 vd ekje që nga fillimi i pandemisë, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Dhe sondazhet serologjike kombëtare që provojnë për antitrupa, tregojnë një rritje të mprehtë në pjesë të ndryshme të vendit. E fundit nga tre sondazhet e kryera nga ICMR, tregoi një normë pozitiviteti të antitrupave gati 22% në dhjetor dhe janar, më shumë se tre herë më e lartë se gushti dhe shtatori i kaluar. Shkalla është edhe më e lartë në qytete të mbushura me njerëz. Sidoqoftë, India nuk është askund pranë imunitetit të tufës. Mund të ketë imunitet të mjaftueshëm të popullsisë për të ngadalësuar infeksionet në qytete të mëdha, por imuniteti kombëtar i tufës do të kërkonte që një shumicë dërrmuese e popullsisë së vendit të ishte imune ose përmes infeksionit të mëparshëm ose vaksinimit.
Demografia, gjeografia dhe kushtet e jetesës
Popullsia relativisht e re në Indi mund të jetë një faktor tjetër që ka ndihmuar në uljen e numrit të rasteve ne vend, pasi infeksionet në pacientët më të rinj kanë tendencë të shohin simptoma më të lehta dhe shkallë më të ulët të vdekshmërisë. Gjysma e popullsisë është 25 vjeç ose më e re, dhe 65% janë nën 35 vjeç, sipas shifrave nga regjistrimi i Indisë në 2011. Gjeografia gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, tha Raman Gangakhedkar, ish-shkencëtar kryesor i epidemiologjisë dhe sëmundjeve ngjitëse në ICMR.
“Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se rreth 70% e indianëve jetojnë në zona rurale, ku do të zbuloni se ajrimi është më i mirë dhe grupimet e njerëzve janë më të vogla,” tha ai. Autoritetet kanë punuar gjithashtu për të siguruar më shumë burime trajtimi, të cilat mund të kishin ndihmuar në kufizimin e infeksionit të rëndë dhe vdekshmërisë. Qeveria federale dyfishoi kapacitetin e testimit me celular dhe vuri në dispozicion 300 shtretër shtesë në spitale. Gjithsesi, ekspertët thonë se nuk është akoma koha për të festuar rënien e numrit të rasteve, por duhet treguar akoma kujdes.