Doktorët britanikë që kanë shpenzuar mbi 100 ditë në trajtimin për Covid-19 të një pacienti që i ka mbijetuar kancerit, kanë dokumentuar se si virusi pësoi mutacion pasi u trajtua me plazma. Rasti i studimit tregon se përdorimi i plazmës së gjakut të dhuruar nga të mbijetuar me Covid-19, mund të ketë detyruar virusin që të pësojë mutacion.
Rezultati është një virus që i shpëton antitrupave të sistemit imunitar, që zakonisht luf tojnë infeksionin, sipas raportit. Ndërkohë që trajtimi me plazma nuk ka dëmtuar pacientin, kjo nuk ka ofruar ndonjë përfitim të dukshëm, sipas Ravindra Gupta, profesor i mikrobiolojisë tek institute i Cambridge për sëmundje infektikve.
Ai tha se trajtimi me plazma duhet të përdoret me kujdes tek njerëzit me sëmundje kronike të imunitetit. Raporti tregon gjithashtu se shumë mutacione mund të dalin tek pacientët që kanë sisteme të cënuara të imunitetit dhe infeksione kronike.
“Ndërkohë që virusi ka shancë të qëndrojë tek një person për një kohë të gjatë dhe replikohet për javë dhe muaj, atëherë mëson se sit a luftojë sistemin imunitar”- tha Gupta, duke shtuar se e gjitha ka të bëjë me presionin që i ushtrohet virusit.