Mbrëmjen e sotme, Melisa u largua përfundimisht nga programi “Përputhen”. Ajo tha se djemtë në studio nuk i sheh për më shumë se shokë dhe se nuk dëshiron të qëndrojë vetëm për vëmendje.
Melisa ka realizuar dy takime me Atdheun, ku dyshja janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin. Nisur nga kjo, konkurrentët dhe opionistët u habitën nga deklarata e saj: Po me Atdheun çfarë ndodhi?
Melisa tha se me Atdheun kanë folur dhe në backstage dhe kanë kuptuar se mes tyre ka vetëm tërheqje fizike, por jo më shumë. I të njëjtit mendim ishte dhe Atdheu, i cili mori fjalën.
“Me Melisën nuk jemi ftohur, por e kemi diskutuar në backstage dhe unë nuk e shoh si të dashur, as kjo mua. Tentuam të ndërtojmë diçka, por jemi më shumë si shokë. E përgëzoj Melisën për këtë vendim dhe i uroj suksese në vazhdim”, tha ai.