Pas Melisës, në “PërPuthen” është rikthyer Ana 1, por jo në mesin e vajzave, që synojnë të përputhen me njërin nga djemtë. Ajo do të moderojë puntatën e sotme të “PërPuthen”, ndërsa tregoi edhe një detaj nga jeta e saj. Ana tha se është ende beqare, duke thënë me shaka “do futem te ‘PërPuthen 40’.

Ndërsa u ndal te djemtë e rinj, Ana nuk la pa ngacmuar Andin, të cilit i tha se do të ishin përputhur bashkë, nëse ajo di ishte ende në emision, por vetëm nëse nuk do të ishte Atdheu. “Vazhdoj të jem beqare, më duket se do futem te ‘PërPuthen 40’. Po ju djemtë e rinj? Andi, nëse do isha këtu do të përputheshim bashkë, nëse nuk do të ishte Atdheu sigurisht”, tha ajo.