Lunatikët është rubrika më e re e Ediell në Top Channel ku personazhe të rinj të panjohur për publikun, janë të ftuar në rolin e opinionistit dhe analistit për situatat aktuale politike në vend. Një ndër lunatikët e spikatur për publikun është edhe Ermal Vaka, djali 23 vjeçar me origjinë nga Mati me profesionin gazetar. I riu i cili ka shfaqur hapur bindjet e tij të majta në emision mesa duket nuk ka rënë në sy vetëm për publikun e thjeshtë por edhe për politikën. Ai përmes një instastory që ka ka publikuar lihet të kuptohet që ka një ftesë për deputet, që logjikisht në bazë të bindjeve të tij këtë ftesë mund të ia ketë dërguar Partia Socialiste. Por kush është 23 vjeçari nga Mati i cili mund të kandidojë për deputet?

Ermal Vaka me origjinë nga Mati jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i diplomuar për shkenca komunikimi ai është bërë pjesë e mediave të ndryshme në 3 vitet e fundit si gazetar dhe moderator. Në Instagramin e tij mund të shohim edhe pasionin e tij për aktrimin ku ai ka marrë pjesë në projekte të ndryshme si seriali Lokomotiva etj. Angazhimi i të rinjve në politikë së fundmi po shihet si prioritet por mbetet për tu parë nëse ai do jetë vërtet në listat e PS.