Manchester City nuk do të dëgjojë ofertat për mesfushorin belg, Kevind de Bruyne gjatë afatit kalimtar veror. Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. Ai në profilin e tij zyrtar në Twitter tregoi se De Bruyne është i paprekshëm te ekipi anglez.

Gjithashtu është shënuar progres në bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe janë optimistë se marrëveshje do të arrihet së shpejti.