Studiuesja Alda Bardhyli ka prezantuar librin më të ri të Ismail Kadaresë, ku ajo është prezente në vepër, Dialog me Alda Bardhylin. Bardhyli u shpreh se në libër, Kadare tregon historinë e dashurisë me një vajzë nga Tirana, të cilën e kishte në një kurs.
Jetët e shkrimtarëve shqiptarë në tërësi kanë qenë të trazuara. Këto detaje nuk duken shumë të rëndësishme, por janë shumë me rëndësi për studiuesit, por edhe për publikun. Duket se është një vajzë që është theksur në kujtesën e Kadaresë, që ai shumë herë e kujtonte.
Ai e ka përmendur edhe në një vepër tjetër të tij ‘Mjegullat e Tiranës’. Janë letra të shkruara dashurie përpara 50 viteve, tha Bardhyli për emisionin Kjo Javë në News24. Bardhyli thekson se Shqipëria mbetet pjesë e pashmangshme e veprave të Kadaresë, kurse shton se shkrimtari ynë i njohur ka emancipuar shoqërinë shqiptare gjatë diktaturës.
Ky libër është shumë i mirë dhe është bisedë shumë interesante. Kadare u josh që në fëmijëri nga Shekspiri. Kadare ndalet tek pushteti i letërsisë. Kadare më ka thënë se donte të bëhej një shkrimtar i madh. Shqipëria është pjesë e pashmangshme e Kadaresë.
Veprat e tij kanë emancipuar shoqërinë gjatë diktaturës. Ismail Kadare zhvesh nga mjegulla edhe raportin e tij me regjimin diktatorial. Në libër tregon historinë e dashurisë me një shoqe kursi, një dashuri shumë e bukur, që e ka kujtuar shpesh, e tregon edhe tek Mjegullat e Tiranës, tha Bardhyli.