Mbrëmjen e sotme në emisionin “Për’puthen” u transmetua takimi i Ledjanës dhe Erit, një takim i cili ishte shumë sportiv dhe me një dialog interesant mes tyre. Ledjana u shpreh se ishte ndjerë shumë mirë në takimin me Erin, mirëpo ende nuk arrite të bënte dot një dallim mes pëlqimit për të dhe pëlqimit për Mevlanin. Gjithçka po shkonte mirë teksa pas transmetimit të pjesëve të takimit, Ledjana dhe Eri tregonin sa mirë ndiheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mirëpo, Mevlani ndërhyri në momentin e tyre dhe kërkoi një takim me Ledjanën, ndërsa kjo e fundit e pranoi. Eri u pa i zhgënyer teksa ndiqte kërcimin e tyre dhe në përfundim të tij iu drejtua Ledjanës me fjalët “E humbe të gjithë respektin tim” pas këtij veprimi. Ai u shpreh se konkurrentja duhet të kishte respektuar takimin e tyre dhe të mos e kishte pranuar pikërisht në këtë moment ftesën për kërcim, ndërsa Antonela shtoi se Ledjana është fallco.
Eri tregoi se ai gjithashtu kishte përgatitur një surprizë për një tjetër konkurrente të emisionit, por zgjodhi të mos e bënte sot në shenjë respekti për takimin me Ledjanën. Kjo e fundit u shpreh se nuk kishte asnjë koment për këtë deklaratë të Erit, sepse dëshironte të shijonte emocionet e takimit.