Kryeministri Edi Rama thotë se për bizneset e vogla do të ketë tatim fitimi zero dhe tvsh zero deri në vitin 2029. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se në vitin 2013 ishin 60 mijë biznese të vogla ndërsa sot janë 100 mijë dhe do rriten shpejt në mandatin e tretë.

Më herët kryeministri Rama ka qenë në qytetin e Beratit ku është takuar me pronarë biznesesh. Gjithashtu në këtë qytet ka filluar dhe procesi i vaksinimit ditën e sotme.

“Tatim fitimi ZERO Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla. Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë” – tha Rama.