Pak ditë më parë, Ledjana mori një refuzim nga Atdheu. Ai nuk pranoi që të dilte në një takim me të, për shkak të videos me Mevlanin. Pak kohë më parë, Ledjana mori refuzimin e parë në “Për’puthen”. Teksa tha emrin e Atdheut për takimin e radhës, ai nuk pranoi për shkak të videos me Mevlanin.
“Nuk mund të dal, s’mund të më detyroni tani, për momentin nuk e ndjej më pas edhe mund të dal. Pas asaj videoje s‘mundem, nuk e ndjej, unë nuk do të dal për shoqëri tani”, tha Atdheu në atë kohë.
Ndërkohë në puntatën e djeshme në “Për’puthen”, ishte vetë Atdheu ai që vendosi që të ftonte Ledjanën për të dalë në një takim. “Dua ta ftoj Ledjanën në një takim. Nuk jam penduar për refuzimin, sepse ashtu jam ndjerë në ato momente por nuk kam thënë që s’më pëlqen Ledjana apo që s’dua të dal me të se nuk më ngjit. Mendoj se është momenti tani”, tha Atdheu.
Ndërkohë Ledjana u përgjigj: “Duke qenë se nuk jam personi që e bëj refuzimin me refuzim, e pranoj. Edhe kam qejf të dal. Të dyja bashkë”.