Shenjat më besnike ndaj sekretit i mësuam: Bricjapi, Ujori, Akrepi dhe Peshorja. Po më thashethemexhinjtë? Giorno dopo Giorno i ka renditur si më poshtë:

Dashi-E dorëzon shpeshherë veten në kënaqësinë e një bisede dhe flet e tregon më shumë seç duhet.

Binjakët-Kalon shumë kohë me miqtë dhe për pasojë flet edhe më shumë. Ndonjëherë edhe i ekzagjeron disa histori.

Gaforrja-Emocional dhe i ndjeshëm po, por edhe thashethemexhi. Mban edhe sekrete herë pas here, por varet nga momenti.

Luani-Ai mbledh informacione sepse mendon se do t`i duhen në ndonjë moment, por më pas edhe i përdor gjatë bisedave.