Antonela dhe Ledjana kanë zgjedhur Mevlanin në takim, por ai ishte i detyruar të bënte një zgjedhje. Në këto rrethana, Mevlani zgjodhi Antonelën duke u munduar që të justifikohej duke thënë “kush ka bërë zemrën më të madhe”. Mevlani: Kush ka bërë zemrën më të madhe? Jasmina: Antonela. Mevlani: Meqë me Ledjanën i kam bërë tre takime, do dal me Antonelën. Antonela: E bën sa për numër apo se e ndjen? Mevlani: E ndjej moj. Kam dhe disa gjëra për të sqaruar me Antonelën. Më pas, Ledjana ishte në mëdyshje se kë donte të zgjidhte dhe Antonela ndërhynte vazhdimisht. Por reagimi i Ledjanës solli një përplasje me Antonelën.

Ledjana: Je shumë e paedukatë. Antonela: Pa edukatësinë mbaje për vete. Dhe mua mos më thuaj mua kurrë e paedukatë. Thuaj mos ndërhyj, kaq. Mua mos më thuaj e paedukatë.