Moderatorja Fjoralba Ponari ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku një ndër pyetjet që i është drejtuar është “Çfarë mendimi ke për Tean dhe Andin?”. Një pyetje e tillë e ka revoltuar Fjoralbën, e cila e ka cilësuar shoqërinë tonë hipokrite dhe pa gj ak. Ajo ka shkruar se kjo shoqëri i kushton shumë rëndësi disa personave që nesër as nuk do të mbahen mend, ndërsa çështje madhore si përdhunimi i një të moshuare nga nipi i saj, lihen në hije.


“Mendoj që shoqëria shqiptare është hipokrite! Shoqëri pa gj ak, që përqëndron gjithë energjitë e mllefin e saj për të ndëshkuar 2 individë që nesër as do mbahen mend, e që zgjedh të mbyll sy e vesh para ndodhive të ditëve të fundit siç ishte përd hunimi i një 89-vjeçareje dhe dhu nës mak abre fizike të një 3-vjeçareje. Ja këtë mendoj!”, ka shkruar Fjoralba.