Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur në Romë drejtorit sportiv të Lazios, ish s ul muesit të kombëtares kuqezi, Igli Tare. Ai u su lmua nga një pitbull ndërsa po bënte shëtitje me qentë e tij. Igli Tare ishte duke ecur pranë vendbanimit të tij në Olgiata, ku ai jeton prej disa kohësh me familjen e tij.

Teksa doli për disa hapa për të marrë ajër të pastër dhe për t’u çlodhur pak, ai kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se një pitbull do i shpëtonte pronarit dhe do të përpiqej ta s ulmonte Taren. Ndërhyrja e mbikëqyrjes arriti vetëm të kufizonte dëmin, por Tare humbi një qen nga Pitbulli, ndërkohë që vetë ish-futbollsti mbeti i lënduar.