Një tjetër vi ktimë nga bluzat e bardha është shënuar si pasojë e COVID. Humb betejën me virusin mjeku i ekografisë në Berat, 63 vjeçari Gëzim Lamaj. Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv në Tiranë ku nuk e ka mposhtur dot COVID-19. Mjeku Lamaj punonte prej vitesh ne sptalin rajonal te Beratit si ekografist dhe radioskopist.
Për ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi rekord vik timash nga COVID, ku 21 persona e jkishin humbur betejën me koronavirusin. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 të infektuar e cila është dhe vatra më e madhe sa i përket COVID.