Legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 65-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Profesor Arben Fagu njihet për karrierën e tij të suksesshme në drejtimin e ekipit të meshkujve të Dinamos, por edhe Partizanit.

Ngushëllimet për Arben Fagun janë shprehur edhe basketbollistët në rrjetet sociale.
“Mengjesi sot erdhi me nje lajm te trishte e te kobshem e te pabesueshem. Nje nga ikonat e Partizanit por edhe basketbollit shqiptar si sportist por sidomos si trajner mjeshtri i madh Arben Fagu ka ndërruar jete pas nje semundje qe erdhi pa pritur per ta ndare profesorin nga ne e per te na lene keshtu pa fjale e zemerthyer te qofte dheu i lehte prof Beni, boshlleku qe na le nuk do mbushet kurre. E paharuar puna dhe vepra jote përjetë”, shkruan Tirana Eagles Basket.