Muzikanti i njohur Valton Berisha ka ndërruar jetë. Ishin vetë miqtë e tij, ato që e ndanë këtë lajm të hidhur me publikun me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kompozitori, Florent Boshnjaku përmes një postimi në Facebook, tha se shpirti i tij i mirë do të jetë gjithmonë prezent në shoqëri.

Postimi i plotë i tij: “Eh more Valton …shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve .Pusho i qetë”.

Ndërkohë, akoma nuk janë bërë publike shkaqet e vdekjes së muzikantit.