Marku i ka dhuruar Rudinës një restorant të dytë këtë Shën Valentin, sepse siç shprehet tashmë dhuratat janë pak për të. Marku ia ka dhënë lajmin e bukur Rudinës me një letër që moderatorja e lexoi me lot në sy.

Dashurinë, mirënjohjen dhe sa me fat që është që e ka në krah, Marku e kishte shprehur mes rreshtave teksa hapjen e restorantit të dytë e kishte lënë surprizë për në fund.

Letra e Markut: “Dashnia ime, lumturia ime, falë Zotit sot jam i bekuar që je gruaja ime dhe mund të të shoh çdo ditë, të të mbush me puthje e përqafime, të të them sa shumë të dua. Jam burrë me fat që të kam ty dashni, shok, familje dhe partnere. Jam i lumtur që bashkë mund të çajmë mallet dhe energjia jote do na ngrejë të dyve peshë. Besimi që kam tek ty dashnia ime e palodhur më bën të hap sytë dhe të jem mirënjohës çdo ditë ndaj dhurata ime sot është një tjetër hap i përbashkët. Ti tashmë je shtylla kryesore e familjes sonë të madhe ndaj sot në festën e të dashuruarve dhuratat janë pak për ty. Sot dua të të dhuroj Cormeum 2 për të cilin jam e bindur që do ta bësh po kaq të suksesshëm sa Cormeum i parë që na bashkoi”. Rudina duhet të ndihet vajzë me fat!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)