Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë në botë i cili do të infektojë qëllimisht vullnetarë me COVID-19, për të zhvilluar një studim i cili do të ketë në fokus krijimin e medikamenteve dhe gjetjen e vaksinës më efektive kundër virusit. Për studimin nevojiten 90 vullnetarë të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët kërkohet të ekspozohen ndaj COVID-19, në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Projekti do të fillojë në javët e ardhshme dhe vullnetarët nuk do të vaksinohen paraprakisht.
Pjesëmarrësit e eksperimentit do të ekspozohen ndaj variantit origjinal të COVID-19, që është shfaqur në Britaninë e Madhe në mars të vitit 2020 dhe jo ndaj variantit të britanik të reja të cilat siç ka rezultuar nga studimet është edhe më ngjitës. Vullnetarët do të kontrollohen për rreziqet e mundshme shëndetësore para se të lejohen të marrin pjesë, dhe do të mbahen në karantinë për monitorim të afërt nga stafi mjekësor për të paktën 14 ditë në një njësi të specializuar në Royal Free Hospital të Londrës.
E gjithë kjo nuk do të bëhet falas nga vullnetarët, pasi secili prej tyre do të paguhet me shumën prej 122 dollarësh në ditë. Britania e Madhe është një ndër vendet më të goditura nga pandemia. Megjithëse ishte vendi i parë në botë në te cilin ka nisur vaksinimi përsëri situata për sa i përket pandemisë është e vështirë. Numri total i infektimeve ka shkuar, ndërkohë 4,071,185 që ai i vi ktimave është 118,933 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.