Tre simptomat kryesore të Covid-19 janë kollë e vazhdueshme, humbje e shijes dhe nuhatjes dhe temperaturë e lartë. Por disa njerëz kanë paraqitur edhe simptoma të ndryshme si dhimbje koke apo lodhje. Ekspertët në Universitetin e Parisit kanë pohuar se njerëzit që preken rëndë nga simptomat e Covidit është zbuluar se shfaqin çrregullime edhe në sy.
Ata analizuan skanimet MRI të 129 pacientëve që kishin simptoma të rënda të Covid dhe zbuluan se nëntë prej tyre kishin një ose më shumë çrregullime në pjesën e pasme të topave të syve. Pacientët e shturar në spital me siptoma të rënda të Covid vendosen shtrirë në frontet e tyre në mënyrë që të marrin frymë më mirë. Ky quhet pozicionim i prirur dhe ndihmon pacientët të marrin më shumë oksigjen. Por sipas ekspertëve kjo mund të jetë një arsye pse sytë shfaqin çrregullime pasi venat e tyre nuk qarkullojnë mirë.
Të gjithë pacientët e prekur që morën pjesë në studim ishin shtrirë në këtë pozicion ndërsa ishin në kujdes intensiv. Nga nëntë pacientët që shfaqën çrregullime në sy, dy kishin diabet, gjashtë ishin obezë dhe dy kishin hipertension. Gjithashtu ka dyshime se çrregullimet mund të lidhen me intubimin. Dihet tashmë që virusi sulmon mushkëritë, por është provuar se lidhet edhe me sëmundje të retinës që mund të rezultojë në humbje të shikimit.
Në fillim të pandemisë u raportua se virusi mund të qëndronte në sytë e pacientëve për javë të tëra. Gjithashtu një studim i kohëve të fundit zbuloi se dhimbja dhe kruarjtja e syve ishte një nga simptomat më të rëndësishme tek pacientët me Covid. Shkencëtarët janë të shqetësuar se çështjet e syve mund të anashkalohet ndërsa mjekët përpiqen të trajtojnë simptoma të tjera. Studiuesit po iu bëjnë thirrje shefave të shëndetësisë që të përfshijnë kontrollimin e syve për të gjithë pacientët me Covid.