Anglia do të zbarkojë në Shqipëri për të luajtur përballjen e 28 marsit me kuqezinjtë. Edhe pse prej 22 dhjetori autoritetet i kanë ndërprerë fluturimet drejt vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19. Shqipëria është mes atyre vendeve, por Federata Angleze e Futbollit ka marrë një leje të posaçme që e lejon kombëtaren e Anglisë të fluturojë drejt kryeqytetit të vendit tonë dhe të luajë në stadiumin “Air Albania”.

Sipas Daily Mail, Qeveria angleze ka bërë përjashtim për sportet elitare, duke i hequr kufizimet dhe kështu dueli me skuadrën e trajnerit Edoardo Reja nuk do të zhvendoset në fushë asnjanëse, sikurse po ndodh në Champions League. Edhe klubet e futbollit në Angli janë duke përgatitur një draft dhe do të kërkojnë që futbollistët e tyre që bashkohen me kombëtaret në zonat e kuqe. Ato duan që lojtarët në kthim të mos futen në karantinë të detyruar, pasi do u shkaktonte probleme atyre.