‘Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike se Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta.’- kështu ka deklaruar nga Elbasani sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla. Balla tha se aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me SMS nga Presidenca. Balla i cili ishte pranishëm në familjen e një qytetari, i cili i tha publikisht se është anëtar i PS-së që nga viti ’92, shtoi se PS është e vendosur që të kenë vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek i shërbimeve publike.
‘Në zgjedhjet e 25 Prillit ne kemi vetëm Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, duke patur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata. E sic ka rifilluar po njëlloj ky vit politik me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve.
Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me sms nga Presidenca. Ne socialistë shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill’- tha Balla.