I pyetur për njohjen me Sali Berishëm Fatos Nano është treguar i ashpër këtë të enjte. Ai tha se Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, si kardiolog, por në momentin që mori drejtimin e PD u kthye në kafshë politike.

Referuar 21 Janarit, Fatos Nano tha: “Berisha thotë shumë gjëra për shumë gjëra, përfshirë dhe 21 Janarin, por unë kam të dhënat e kohës, të dhëna nga njerëzit që kanë qenë dëshmitar në zyrën e tij kur ai është marrë ‘in persona’ me mbajtjen time në bu rg. Dhe me burg osjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.

Politikanët janë kafshë politike. Dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike. Në 21 Janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vr asjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive popullore.

Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 Janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin dixhital. ”.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Jemi në fund të vitit 1990, kur ju i takonit grupit liberal. Edhe në Tiranën e kohës konsideroheshit si një nga ekonomistët liberalë por edhe personat liberalë. Përse nuk u anëtarësuat në PD por mbetët në Partinë e Punës? Dhe si e kujton lëvizjen e studentëve?

Fatos Nano: Lëvizja e studentëve ishte e vërtetë. Ishte e virgjër, ishte jo shumë e koklavitur. Ishte pasqyrë e ndjenjave të moshës, e vrullit të moshës dhe kërkesave të atij brezi. Sapo filluan të afrohen intelektualë apo interesa të tjera, ajo pushoi së qeni kaq e pastër. Dhe veçanërisht qysh në tribunën e fjalimeve të para të ditës së shpalljes së Partisë Demokratike, u pa që do kishte shumë ujë për rrjedhur.

U pa që uji filloi të trazohet. Vendimi im për të ms kaluar me PD-në erdhi në mënyrë racionale dhe graduale sepse në një kohë që të gjithë po turreshin për të kaluar me PD-në, atëherë unë mendova këtu do bëhet një monizëm i ri. Dhe vendosa në mënyrë të ndërgjegjshme të qëndroj majtas për të balancuar situatën. Natyrisht nuk do të qëndroja vetëm, do të bashkohesha me të tjerë intelektualë të majtë, dhe këtë bëmë, balancuam situatën aq sa 4 muaj pas zgjedhjeve të ’92 fituam zgjedhjet vendore.

Gazetari: Në kohën që ju mbetet në Partinë e Punës dhe filluat të evidentoheshit si një nga të rinjtë me perspektivë dhe natyrisht me formim krejt ndryshe, si ishte raporti juaj me klasën drejtuese që kishte qenë 40 vjet në pushtet? Pra me ata që quheshin komunistët e vjetër? Funksiononte? Kuptonin gjë çfarë po ndodhte?
Fatos Nano: Pjesa mbushje topi që ishin shumica e Byrosë Politike, që kishin ardhur vitet e fundit nga arat, nga kantieret, nuk është se kishin shumë pretendime. Pra nuk shikonin rreth e rrotull, ishin të mbyllur me njëri-tjetrin, nuk i përfillnin studiuesit apo shkencëtarët dhe nuk ta varnin shumë.

Ky ishte një avantazh. Në kohën që ata nuk vinin fare në bibliotekë, ti mund të shkoje dhe kishe gjithë kohën për vete dhe të gërrmoje në ca libra që s’i prekte njeri me dorë. Dhe kishte atëherë në biblioteka ca gjëra të tilla. Pra, nuk ta uzurponin kohën e vlefshme të studimit. Ndërkaq, kur ne filluam të shfaqemi, sepse unë 3 vitet e fundit para pluralizimit, nisa një tur bisedash nëpër gjithë Shqipërinë me intelektualë, me kuadro.

Doli nami dhe pastaj filluan të më thërrisnin mua. Shkoja pothuajse çdo dy javë dhe flisja siç kam folur me studentët e mi. Shtroja pyetje provokuese, kërkoja përgjigje nga salla, shikoja që salla ishte gati për përgjigjen që doja unë dhe e jepja atë përgjigje. Opinioni po mbartesh. Opinioni priste, opinioni ishte kurioz se kush po thotë ndonjë gjë dhe ç’janë këta të rinj që po thonë ca gjëra. Dhe kjo më çoi mua në dënimin që u bëra kryetar i Partisë Socialiste.

Gazetari: Ishte presioni nga poshtë që e solli?

Fatos Nano: Ishte presioni nga poshtë. Pra unë u bëra i njohur me këto ture.

Nano: Kur e njoha për herë të parë Sali Berishën

Ish-Kryeministri Fatos Nano është takuar për herë të parë me Sali Berishën në vitet ’90 në një takim në gazetën Zëri i Popullit. Gjatë atij takimi, Nano thotë se kuptoi që Berisha nuk e pranonte mendimin ndryshe. “Sali Berishën e kam takuar për herë të parë në redaksinë e Zërit të Popullit, ku ishim thirrur për një bisedë nga kryeredaktori i kohës, Përparim Xhixho, bisedë rreth temave sociale, ekonomike, politike. Ishte një bisedë gjysmë e hapur. Përparimi që ka qenë çik qerrata, nuk mori kot personazhe të tilla, Saliun, mua, Spiro Deden, ka qenë dhe një jurist, Aleks Luarasi.

Dhe na shtroi disa pyetje nga këto që ziente opinioni. Dhe pasdite na ftoi në redaksi dhe ishim ulur në të njëjtën dhomë. Saliu ulur, unë përballë tij. Secili shikonte bocat e veta. Aty e pashë për herë të parë. Nuk e njihja, dukej njeri energjik, dukej nga flokët pak malësor, i gjatë, atletik. Në një moment më pyet: “Fatos si thua ti, a është mirë kjo gjë ta them kështu”. Unë i jap një mendim alternativ. E pashë që u step dhe u tërhoq, nuk më pyeti mi. Pra në qoftë se do më pyesje siç më pyet sot, cili është impresioni i parë për Saliun, është që nuk e pranonte mendimin ndryshe” tha ai.

Fatos Nano: Berisha u mor personalisht me burgosjen time, në 21 Janar pushoi së qeni politikan

Në vitin 1993, Fatos Nano në cilësinë e kryetarit të opozitës në atë kohë nën drejtimin e PS, u arre stua për akuzat e korr upsionit. Ende sot e kësaj dite, Nano fajëson Sali Berishën për burgosjen e tij. Fatos Nano e konsideron Sali Berishën në fillimet e tij si një intelektual kur hyri në politikë, e që më pas u bë politikan, ose siç e konsideron ai “kafshë politike”. Duke komentuar ngjarjen e 21 Janarit 2011 në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Fatos Nano thotë se pas këtij momenti, Sali Berisha pushoi së qeni edhe politikan.

Gazetari: Raporti juaj ka pasur shumë ulje-ngritje. Keni qenë përplasur shumë, por njëkohësisht edhe keni bashkëpunuar. Si do ta përkufizonit sot, jashtë këtyre impresioneve ose ndjesive personale, si politikan Sali Berishën?

Fatos Nano: Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual. Pra, intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, ai u bë politikan. E them këtë gjë sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri-tjetrit. Janë të rralla rastet kur politikani mbetet aq intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur që nga idea e parë që hodhi vetë deri në realizim, deri në atëherë kur ra shteti në ’97, bu rgosjen dhe mbajtjen time në bu rg. Është marrë ‘in persona’ me këtë gjë.

Gazetari: Berisha thotë që nuk jam marrë unë me këtë gjë.

Fatos Nano: Berisha thotë shumë gjëra për shumë gjëra, përfshirë dhe 21 Janarin, por unë kam të dhënat e kohës, të dhëna nga njerëzit që kanë qenë dëshmitar në zyrën e tij kur ai është marrë ‘in persona’ me mbajtjen time në b urg. Dhe me burg osjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike. Politikanët janë kafshë politike. Dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike.

Në 21 Janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 Janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin dixhital.