Ndërsa vendet më të pasura në botë po përballen me mungesat e vaksinave ndaj Covid-19, disa nga vendet më të varfëra shqetësohen se nuk po marrin fare vaksina. Megjithatë, një zgjidhje për të dy problemet mund të jetë mu përpara syve: vaksinat nga Kina dhe Rusia, dhe së shpejti, mbase, India.
Vaksinat kineze dhe ruse fillimisht u injoruan në mediat perëndimore dhe media të tjera globale, pjesërisht për shkak të perceptimit se ato ishin inferiore ndaj vaksinave të prodhuara nga Moderna, Pfizer-BioNtech ose AstraZeneca. Dhe ky perceptim dukej se buronte pjesërisht nga fakti që Kina dhe Rusia janë shtete autoritare.
Por provat e grumbulluara prej një farë kohe tregojnë se vaksinat nga ato vende gjithashtu funksionojnë. Revista kryesore mjekësore The Lancet publikoi këtë javë rezultate të ndërmjetme nga testet e fazave të vona që tregojnë se Sputnik V, vaksina ruse, kishte një normë efikasiteti prej 91.6 përqind. Po ato gjetje të konfirmuara të nxjerra në mes të dhjetorit nga prodhuesit e vaksinave, Qendra Gamaleya dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte.
Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Jordania, Iraku, Serbia, Maroku, Hungaria dhe Pakistani kanë miratuar vaksinën Sinopharm nga Kina; që nga mesi i janarit, 1.8 milion njerëz në Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin marrë. Bolivia, Indonezia, Turqia, Brazili dhe Kili kanë miratuar dhe kanë filluar të bëjnë një tjetër vaksinë kineze, nga Sinovac. Sputnik V do të shpërndahet në më shumë se një duzinë shtetesh në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.
Kur ato vende i verifikuan këto vaksina, morën vendime të informuara, bazuar në prova në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e lëshuar nga prodhuesit kinezë dhe rusë – shumica e tyre gjithashtu u botuan në revista shkencore të vlerësuara nga kolegët si The Lancet dhe JAMA – ose pas ekzekutimit të testeve të pavarura të të tyre. Të supozosh ndryshe do të thotë të dyshosh në aftësinë ose integritetin e këtyre qeverive, disa prej të cilave kanë sisteme rregullatore shëndetësore të barabarta me ato në Shtetet e Bashkuara ose Evropë.
Përballë mungesave të mëdha të vaksinave dhe vonesave, Franca, Spanja dhe Gjermania tani kanë filluar të flasin për kryerjen e porosive për vaksinat kineze dhe ruse. Gjysmë dëshpërimi, me sa duket, më në fund i ka shtyrë ata të heqin dorë nga “paragjykimet” ndaj vaksinave jo-perëndimore.
Por skepticizmi mbetet. Ekzistojnë dyshime për vaksinat ruse në Iran, për vaksinat kineze në Pakistan dhe të dyja në Kenia dhe Afrikën e Jugut. Një sondazh i fundit i YouGov pyeti 19,000 njerëz në 17 vende, nëse ata mendonin “pozitivisht ose negativisht” për vaksinat e zhvilluara në secilin prej vendeve: Rusia, Kina dhe India renditeshin më ulët (përveç Iranit).
Në një farë mase kjo është e kuptueshme. Fushatat propagandistike vetë-shërbyese të Kinës dhe Rusisë që reklamojnë vaksinat e tyre përkatëse vetëm rritën vigjilencën, veçanërisht jashtë vendit.
Kina dhe Rusia gjithashtu filluan të vaksinojnë disa nga qytetarët e tyre vitin e kaluar, pa patur rezultate të efektshmërisë prej testeve klinike të fazës së vonë, ose Fazës 3. (Vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna u miratuan në Shtetet e Bashkuara pas rezultateve të ndërmjetme nga testet e Fazës 3.) India ka bërë të njëjtën gjë së fundmi me Covaxin, një vaksinë e zhvilluar nga Bharat Biotech, duke shkaktuar një zemërim kombëtar.
Të tre qeveritë i kanë mbrojtur këto veprime si masa emergjente të nevojshme për të përshpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave. Ky shpjegim mund të duket i papërshtatshëm për disa, por bërja e kësaj është e ligjshme, dhe rregullatorët në Perëndim gjithashtu kanë shkurtuar rrugë për të njëjtën arsye (megjithëse me më shumë transparencë).
Dhe tani ka të dhëna të rëndësishme në lidhje me besueshmërinë e vaksinave kineze dhe ruse. (Eshtë ende herët për të thënë për Covaxin.) Rezultatet e vëzhgimit në EMiratet e Bashkuara në fillim të dhjetorit e vendosnin efikasitetin e vaksinës Sinopharm në 86 përqind; të tjerat, në Kinë, në 79 përqind.
Një shënim, gjithashtu, në lidhje me atë që këto shifra të efikasitetit matin dhe nënkuptojnë me të vërtetë. Konfuzioni rreth kësaj ka krijuar dyshime në lidhje me vaksinat – edhe pse për disa vaksina më shumë se për të tjerat.
Merrni Sinovac-un dhe ato që duket se janë rezultate kontradiktore në lidhje me performancën e saj: 91 përqind e efikasitetit në testet në Turqi, 65 përqind në testet në Indonezi dhe 50.4 përqind në testet në Brazil. Ky zbulim i fundit nxiti menjëherë titujt dhe bujën ndërkombëtare të mediave, edhe pse studiuesit në Institutin Butantan, qendra shtetërore në São Paulo që zhvilloi ato teste, theksuan në të njëjtën kohë se vaksina kishte shënuar një normë efikasiteti prej 78 përqind në parandalimin e shumë raste të Covid-19.
Ne biseduam me Ricardo Palacios, drejtorin mjekësor të kërkimeve klinike në Institutin Butantan, në fund të janarit dhe ai na tha që testet ishin organizuar qëllimisht si një “test stresi”. Ata u kryen ekskluzivisht midis “punonjësve të kujdesit shëndetësor që kujdeseshin drejtpërdrejt për pacientët Covid-19”, tha ai. (Testet e vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna përfshinë disa punonjës të kujdesit shëndetësor dhe individë të tjerë në rrezik të lartë, por jo vetëm ata.) Dhe kur studion një grup subjektesh me ekspozim shumë më të madh ndaj infeksionit, një vaksinë ka të ngjarë të ketë më pak efektshmëri. Testet e Institutit Butantan gjithashtu përcaktuan atë që llogaritej si një simptomë e Covid-19 shumë më gjerësisht se sa testet e tjera.
Protokollet për testet ndryshojnë, me fjalë të tjera, edhe për të njëjtën vaksinë. Duke marrë parasysh këtë, tani imagjinoni potencialin për ndryshime midis rezultateve nga testet për vaksina të ndryshme – ndryshime që mund të zbulojnë më shumë për organizimin e testeve, sesa për performancën e vaksinave.
Pa dyshim, më shumë informacion në lidhje me vaksinat kineze dhe ruse duhet të nxirret për publikun, por e njëjta gjë vlen deri diku për vaksinat kryesore perëndimore. Jo të gjitha detajet ose të dhënat e papërpunuara për testet e vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë vënë në dispozicion, madje as për studiuesit.
Fakti është se asnjë vaksinë Covid-19 nuk është zhvilluar ose lëshuar në mënyrë transparente siç duhej të kishte ndodhur. Dhe ndërsa Kina dhe Rusia mund të kenë hedhur në treg më shumë se disa kompani perëndimore, kjo nuk do të thotë se vaksinat e tyre janë të dobëta.
Testet në rritje që tregojnë se vaksinat kineze dhe ruse janë të besueshme duhet të merren seriozisht dhe shpejt, veçanërisht duke marrë parasysh çështjet e furnizimit në të gjithë botën.
Shumica e vaksinave të prodhuara në Perëndim janë blerë tashmë nga vendet e pasura: që nga fillimi i dhjetorit, të gjitha vaksinat e Modernas dhe 96 përqind e Pfizer-BioNTech, sipas Aleancës Popullore të Vaksinave, një koalicion organizatash që bëjnë thirrje për një qasje më të gjerë dhe më të drejtë në vaksinat në të gjithë botën.
Gavi, Aleanca e Vaksinave ka disa vaksina perëndimore të rezervuara. Por nga llogaria jonë e të dhënave të furnizimit, që nga kjo javë, ai vlerësoi se ishte në gjendje të transportonte gjatë tremujorit të parë të këtij viti vetëm midis 110 dhe 122 milion doza nga AstraZeneca dhe vetëm 1.2 milion doza nga Pfizer-BioNTech – për të 145 vendet që janë regjistruar me Gavin për të marrë vaksinat Covid-19.
Për më tepër, shumica e kompanive të mëdha farmaceutike në Perëndim i kanë rezistuar licencimit të vaksinave të tyre për prodhuesit jo-perëndimorë dhe disa vende të pasura po bllokojnë një propozim nga India dhe Afrika e Jugut, që Organizata Botërore e Tregtisë të pezullojë përkohësisht disa mbrojtje të pronësisë intelektuale për Covid-19 – për vaksinat dhe trajtimet përkatëse.
Nga ana tjetër, sipas analizës sonë të fundit të të dhënave të siguruara nga firma analitike Airfinity, Sinovac tashmë ka firmosur marrëveshje për të eksportuar këtë vit më shumë se 350 milion doza të vaksinës së saj në 12 vende; Sinopharm, rreth 194 milion doza në 11 vende; Sputnik V, rreth 400 milion doza në 17 vende. Të tre prodhuesit kanë deklaruar publikisht se do të kenë kapacitetin për të prodhuar deri në 1 miliard doza secila në vitin 2021. Dhe të tre kanë licensuar vaksinat e tyre tek prodhuesit vendas në disa vende.
Atëherë, si mund të bëhen këto vaksina të dëshirueshme për më shumë njerëz që kanë nevojë për to? Një mënyrë do të ishte t’i nënshtroheshin një vlerësimi zyrtar nga një organizatë ndërkombëtare me ekspertizë teknike. Problemi aktualisht është se rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çertifikimin e vaksinave janë të anuara në favor të shteteve të pasura, në thelb perëndimore.
OBSH-ja mban një listë të “autoriteteve të rrepta rregullatore” që u beson për kontrollin e cilësisë – të gjitha janë vende evropiane përveç Australisë, Kanadasë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për pjesën tjetër të botës, OBSH ka një shërbim të quajtur parakualifikim. Në teori, kjo është një mënyrë me të cilën vaksinat nga, le të themi, Kina ose Rusia, mund të vendosen në të njëjtat kushte me vaksinat nga Perëndimi. Në realitet, është një proces i ngarkuar dhe që kërkon shumë kohë.
Kur një vaksinë zhvillohet dhe miratohet nga një vend në listën e besuar të OBSH, organizata zakonisht mbështetet në atë vlerësim për t’u regjistruar shpejt. Por kur një prodhues i vaksinave kudo tjetër aplikon për parakualifikim, OBSH kryen një vlerësim të plotë nga e para, duke përfshirë një inspektim fizik të objekteve të prodhimit.
OBSH-ja miratoi vaksinën Pfizer-BioNTech në fund të vitit 2020 më pak se dy muaj pasi prodhuesit aplikuan për shqyrtim, dhe pritet të vendosë për vaksinat Moderna dhe AstraZeneca këtë muaj. Vaksinat kineze dhe ruse janë ende duke pritur në radhë, edhe pse proceset e rishikimit për ato kishin filluar më herët.
Gjatë rishikimit të vaksinës Pfizer-BioNTech, OBSH ka punuar ngushtë me Agjencinë Evropiane të Barnave dhe e ka aprovuar atë rreth 10 ditë pasi e kishte bërë AEB. Nuk ka asnjë arsye që OBSH, duke ruajtur standardet e veta, nuk mund të bashkëpunonte gjithashtu me rregullatorët shëndetësorë në vendet e tjera për të ndihmuar prodhuesit vendorë të vaksinave të kalojnë procesin e verifikimit. Duhet t’u japë urgjentisht të gjitha vendeve prodhuese të vaksinave vëmendjen që meritojnë.
Disa mjekë dhe aktivistë kanë paraqitur propozime për të rritur shpërndarjen në mbarë botën të vaksinave të prodhuara në Perëndim. Këto thirrje janë me qëllim të mirë, por edhe ata supozojnë se vaksinat nga vendet perëndimore janë të vetmet që ia vlen të kesh – dhe të presësh.
Ekziston një zgjidhje më e thjeshtë, tashmë e pranishme: është koha të fillojmë t’u besojmë vaksinave të vendeve të tjera.
* Achal Prabhala është koordinatori i projektit AccessIBSA, i cili bën fushata për qasje në ilaçe, dhe një anëtar i Fondacionit Shuttleworth. Chee Yoke Ling është drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Botës së Tretë, një organizatë ndërkombëtare e hulumtimit dhe avokimit të politikave me seli në Penang, Malajzi.