Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto me një 93 vjeçare, ndër të moshuarat e para të vaksinuara.

“Nënë Tefta Poce, plot 93 vjeç, është ndër të moshuarit e parë që u vaksinua sot në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu. Sot ashtu siç ishte njoftuar ditë më parë ka filluar vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Nënë Tefta Poce, plot 93 vjeç, është ndër të moshuarit e parë që u vaksinua sot në Stadiumin Air Albania ?

#ShqipëriaBuzëqesh???