Ana Lleshi dhe Fation Kuçari kanë qenë ndër konkurrentët e parë që i janë bashkuar emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Ata kanë pasur disa takime bashkë sa ishin pjesë e emisionit. E pavarësisht se janë larguar nga emisioni, dyshja duket se kanë ruajtur raporte të mira me produksionin.
Ka qenë vetë autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ajo e cila ka publikuar një video, e cila është realizuar në ambientet e televizionit ku transmetohet ky emision.
“Çfarë po ndodhë”, ka qenë mbishkrimi që i ka vënë ajo kësaj videoje. Video është shpërndarë menjëherë në rrjete sociale, e fansat e tyre kanë nisur menjëherë të pyesin në mos dyshja do i kthehen “Për’puthen”. Mirëpo, deri tani, as produksioni e as dyshja s’kanë sqaruar arsyen pse ishin bashkë në studio.