Pas daljes së tyre të parë publike si çift, Dojna dhe Vlashenti janë bërë një nga çiftet më të komentuar në media e në rrjete sociale, ku ndjekësit janë kuriozë të dinë më shumë për lidhjen e tyre dhe planet e së ardhmes. Si për shembull kur e kanë në plan të martohen? Kjo është pyetja që i bëri një ndjekëse Dojnës, e cila tregoi se ka një kusht përndyshe nuk lëviz nga shtëpia e mamit. Dojna kërkon një propozim super romantik ose Vlashenti ta harrojë martesën.
“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”-tha Dojna.