Teksa jemi në prag fushate kreu i Partisë Demokratike vijon të shfaqet me gruan e tij në situata të ndryshme. Aurela, bashkëshortja e Bashës, poston herë pas here foto në instagramin e saj duke i bërë reklamë burrit të saj.

Ditën e sotme Basha është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshorten e tij. Mirëpo i fokusuar tek fotoja për ta hedhur për konsum për qytetarët në rrjetet sociale lideri demokrat ka thyer rregullat e qarkullimit.

Teksa duhej të shërbente si model për qytetarët, Basha zgjedh të kundërtën ai i jep automjetit pa rrip sigurimi. (Lexo.al)