Ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Konsullatës së Nderit të këtij shteti, në Durrës.
“Me ministrin e jashtëm të Hungarisë Z.Péter Szijjártó në ceremoninë e inagurimit të Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Durrës”, shkruan Spiropali, teksa ka shpërndarë fotot nga evenimenti, në facebook.