Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit rajonalë ranë dakord këtë javë për të zgjatur bllokimin kombëtar antiCOVID-19 deri më 7 mars, por disa shtete mund të hapen edhe më shpejt, nëse normat e infeksionit vazhdojnë të bien, konfirmoi sot qeveria. “Hapi tjetër i hapjes mund të vijë kur rastet të bien në 35 për 100 000 banorë, për një periudhë shtatëditore ose më pak”, sipas një dokumenti vendimi nga bisedimet.
Sipas Sapo të përmbushet vazhdimisht ky kusht, administratat shtetërore mund të bëjnë ndryshimet e nevojshme”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert. Një pjesë e rretheve në vend kanë një normë të incidencës shtatëditore nën 35, por asnjë nga 16 landet e Gjermanisë nuk e plotëson këtë kusht si një i tërë.