Diaspora shqiptare ka nxjerr ndër dekada figura të shquara të cilat e kanë ndritur emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes arritjeve të tyre. Një figurë e tillë, madhështor në fushën e tij, ka qenë edhe korçari Gjon Mili, i cili më 14 shkurt 1984 ndërroi jetë pasi shkroi më germat më të arta emrin e tij në fushën e fotografisë botërore. Në moshë të vogël, familja e Gjon Mili-t emigroi në Rumani dhe prej aty, asi mbaroi shkollën e mesme, në SHBA, transmeton lexo.com.al.

Gjon Mili u dallua si inovator pasi ishte ai që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes, ndërsa disa nga fotografitë e tij janë përfshirë në listën e fotografive më të bukura. Mili punoi si fotoreporter për 15 vjet në revistën e mirënjohur amerikane “Life”, ndërsa në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetjake. Ajo që e vendosi atë në piedestalin e përjetësisë ishte kur në vitin 1942 fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës, pasi kjo foto u quajt nga shtypi si shpikja e kohës. Në nder të tij, në dhjetor 2018 u hap Muzeu “Gjon Mili” në Korçë ku ekspozohen 240 fotografi, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë që janë shprehur për të, si dhe ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi./Lexo.com.al/e.c.