GjKKO ka dhënë masën e sigurisë arr est me bu rg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Avokati i kësaj të fundit është shprehur se gjykata e ka lënë në bu rg, edhe pse ky sipas tij ishte një vendim i padrejtë. Ardian Visha tha në një prononcim për mediat se ajo nuk e meriton arre stin me bu rg edhe pse është konsideruar si “armike e popullit”. “Gjyqtarja paçka se është etiketuar se armike e popullit nuk e meriton arre stin me bu rg. Gjyqtarja nuk meriton arr estin me bu rg për shkaqe humane që lidhet me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj dhe tjetrit që e ka të mitur. Është një nëne e vetme që rrit dy fëmijë jetim”, u shpreh avokati. Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha deklaroi ditën e stome se ka qenë në dijeni dhe se mamaja e saj ka qenë e detyruar të lironte të dënuarit!Sipas vajzës së mitur, nëna e saj Enkelejda Hoxha ka qenë e ndikuar nga disa persona të tjerë për dhënien e vendimeve, por vajza nuk e di se cilët janë këta persona që kanë ndikaur tek ajo.
Vajza shton më tej se e ëma nuk ka shprehur shqetësime, por ajo vetë e ka bërë lidhjen e disa ngjarjeve në dhënien e vendimeve. Për këtë deklaratë, avokati shprehet se: “Është jo etike që keni intervistuar një vajzë 13 vjeçare, duhet të respektonit statusin prej minorene”. Së bashku me ta para gjykatës doli edhe mjeku Edvin Prifti, për të cilin Gjykata ka vendosur masën ar rest me bu rg gjithashtu. I arrestuar pasi përgjimet tregojnë që ai u pagua nga sekretarja e gjykatës për të operuar të ëmën përballë shumës prej 2 mijë euro.
Bazuar në përgjimet, SPAK thotë se gjyqtarja Enkelejda Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku, i cili sipas vëzhgimeve ambientale takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet. Fotografimet e shumta e shfaqin çiftin teksa ata takohen njëkohësisht me kohën kur familjarët e të burgosurit Sajmir Petani përpiqen ta lirojnë nga burgu. Skema e përdorur pasohet me 7 kërkesa të dorëzuara nga i dë nuari, dhe ndërsa asnjëra prej tyre nuk i bie gjyqtares Hoxha, sapo e fundit shorton Enkelejda Hoxhën i bu rgos uri heq dorë nga paditë e tjera.
Këtë preference SPAK e cilëson si gjyqtarja e përzgjedhur qëllimisht për kërkesën që u pranua nga gjyqtarja Hoxha e cila vendosi gjashtë muaj ulje dënimi me negocimin e avokatit nga njëra anë dhe të Bledar Petanit dhe një tjetër ish të dë nuari që në telefonata përmend se e njëjta gjë është zbatuar edhe me të. Rasti i dytë që e ekspozon gjyqtaren Hoxha lidhet sërish me tentativën për të liruar Gentian Nezajn, një i dënuar për drogë për të cilin gjatë bisedimeve kërkohen 15 mijë euro dhe të afërmit e tij të pakënaqur ndërsa flasin me njëri tjetrin shprehen se kjo shumë ja vlente për lirim të menjëhershëm dhe jo ulje dënimi.