Pritej një derbi i fortë ai mes Milanit dhe Interit mirëpo ka rezultuar tejet i thjeshtë për djemtë e drejtuar nga Antonio Conte. Zikaltrit kanë shpartalluar me rezultatin e thellë 0-3 ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli në stadiumin “San Siro”.

Dy herë argjentinasi Lautaro Martinez dhe në fund belgu Romelo Lukaku i dhanë tre pikët e fitores Interit që e sheh veten të parin në renditje dhe + 4 pikë nga Milani që mban vendin e dytë.

Me paraqitjet që Interi po kryen duket se ky sezon do flasë për zikaltrit sa i takon kampionatit. (Lexo.al)