(FILE) A picture made with a fisheye lens shows the Google logo in Singapore, 06 December 2019 (reissued 10 December 2020). According to media reports on 10 December 2020, French data privacy regulator CNIL will impose over 100 million euros fines on US companies Google and Amazon for breaching EU privacy data rules. According to media reports, Google will have to pay 100 million euros and Amazon 35 million euros fines. ANSA/WALLACE WOON *** Local Caption *** 55685412

Kompania “Google”, ashtu si edhe “Apple”, po eksploron një aplikacion antigjurmimi për të përmirësuar privatësinë e përdoruesit. Sipas Bloomberg, “Google” po diskuton se si të kufizojë mbledhjen e të dhënave dhe ndjekjen e aplikacioneve në sistemin operativ Android, por në një mënyrë më pak të rreptë, sesa zgjidhja e “Apple”.

“Ne po kërkojmë mënyra për t’u partnerizuar me zhvilluesit për të ngritur nivelin e privatësisë ndërsa mundësojmë një ekosistem të aplikacioneve të mbështetur nga reklama”, tha një zëdhënës i “Google”.

Javët e fundit, kanë shpërthyer polemika midis “Apple” dhe “Facebook”. Kompania me bazë në Cupertino, në një përditësim të ardhshëm të programit për iPhone dhe iPad, do të shtojë një veçori të re të quajtur “Transparenca e Ndjekjes së Aplikacioneve”, që i lejon përdoruesit të zgjedhin nëse aplikacionet mund të mbledhin të dhëna rreth tyre përmes aplikacioneve dhe faqeve të tjera të internetit.

Ky veprim ka tronditur industrinë e reklamave dixhitale, kryesisht “Facebook”, që u ankua për aplikacionin që do të kufizojë aftësinë për të shërbyer reklama të personalizuara dhe për të gjeneruar të ardhura.