Ushtrisë greke iu kërkua të ndihmojë në pastrimin dhe riparimin e rrugëve dhe prerjen e pemëve për të lehtësuar kështu riparimet e transformatorëve të energjisë elektrike. Kontributi i ushtrisë do të ndihmojë ekipet teknike të Operatorit Grek të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të mbërrijnë te transformatorët e energjisë elektrike në zonat e prekura nga stuhitë e dëborës, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me energji në rajonin e Atikës dhe pjesë të tjera të vendit.
Ekipet nga ushtria dhe Njësia Speciale e Menaxhimit të Fatkeqësive të Brigadës së Zjarrfikësve (EMAK) në Elefsina, Patras, Lamia dhe Larissa janë vendosur në 29 zona në të gjithë rajonin e Atikës, ku ndërprerjet e energjisë vazhdojnë sepse rrugët janë të pakalueshme për shkak të borës. Për shkak të vëllimit të paparë të dëborës dhe 237 pemëve të rrëzuara u ndërpre shpërndarje e energjisë elektrike në rajon, çka shkaktoi mbi 700 defekte në tensionin e ulët dhe të mesëm.