A cashier counts out 500 Euro notes in The American Express bureau de change on Haymarket in London 12 December 2001. The first Euro notes have arrived in the UK and are now being distributed throughout the offices. The Euro notes however will not become legal tender until 1st January, replacing the 12 familiar countries including the French franc, German mark and Spanish peseta. The 500 denomination note has caused controversy about criminals being able to transport large amounts of cash relatively easily. AFP PHOTO Adrian DENNIS

Nga Boris Kowalski “Euractiv”

Koronavirusi paraqet një sfidë të frikshme për financat publike. Pandemia ka treguar se si vitet e kursimit pas krizës globale financiare, e kanë minuar kapacitetin e sistemeve të kujdesit shëndetësor. Qeveritë duhet të gërmojnë thellë në xhepat e tyre, për të mbështetur sistemet e kujdesit shëndetësor, dhe për të ringjallur ekonomitë e lëkundura.

Por ndërsa qeveritë në të gjithë botën përpiqen të mbledhin fonde publike për të luftuar pandeminë, parajsat fiskale sikurse është Holanda bëjnë pikërisht të kundërtën. Çështja e parajsave fiskale është një çështje delikate për elitën politike holandeze.

Në vitin 2009, kur plani i presidentit amerikan Barack Obama për të luftuar evazionin fiskal,identifikoi Holandën si një parajsë fiskale, politikë-bërësit holandezë u “tronditën”, kur u klasifikuan bashkë me parajsat fiskale tashmë të njohura si Bermuda dhe Irlanda.

Ndërkohë, deputetët holandezë rrëzuan në dy raste mocionet për ta njohur vendin si një parajsë fiskale – pasi këtë e bëri edhe Parlamenti Evropian – ndërsa Ministri aktual i Financave Wobke Hoekstra, deklaroi se ai nuk e pranon këtë karakterizim për vendin e tij.

Por për cilindo që është jashtë establishmentit politik holandez, është e qartë se Holanda është në fakt një nga kanalet më të mëdha në botë për shmangien e pagesës së taksave. Sipas një studimi të vitit 2017, vetëm Holanda është përgjegjëse për kanalizimin e 23 për qind të gjitha investimeve në kompanitë off-shore nga korporatat e mëdha në destinacione famëkeqe siç janë Ishujt e Virgjër Britanikë.

Vlerësohet se vendet humbin çdo vit 22 miliardë dollarë të ardhura nga taksat, pikërisht si rezultat i shmangies së taksave nga ana e korporatave, e mundësuar kjo nga Holanda. Dhe ndërsa roli i Holandës si një parajsë fiskale nuk është ndonjë zbulim i ri, pandemia aktuale tregon se si ky vend dhe rregulloret e tij tëbuta mbi taksat, po i minojnë financat publike në shkallë globale.

Një raport nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, vlerësoi se vendet humbin 600 miliardë dollarë të ardhura nga taksat çdo vit si rezultat i parajsave fiskale, nga të cilat 200 miliardë dollarë në vendet në zhvillim, të cilat kanë një nevojë më të madhe për financat publike.

Megjithatë, edhe ekonomitë e zhvilluara në Bashkimin Evropian, që u goditen më shumë nga pandemia – si Franca, Spanja dhe Italia – vlerësohet se humbasin 10 miliardë dollarë të ardhurat nga taksat në vit, për shkak të shmangies së taksave nga korporatat, falë Holandës.

Ndërsa shmangia e pagimit të taksave, mund të duket zakonisht si diçka abstrakte për politikë-bërësit dhe qytetarët, imazhet e spitaleve të tejmbushura në rajonin italian të Lombardisë gjatë fazave të hershme të pandemisë, shërbejnë si shembuj konkretë sesi parajsat fiskale minojnë financat publike dhe shërbimet publike brenda Bashkimit Evropian por edhe më gjerë.

Një raport i fundit nga Rrjeti i Drejtësisë së Taksave,llogariti humbjet e financave publike në kuadër të situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Raporti vlerëson se 245 miliardë dollarë të ardhura nga taksat humbasin çdo vit, si rezultat i shmangies së taksave nga korporatat, një shumë kjo e mjaftueshëm për të paguar pagat vjetore të mbi 30 milion infermierëve në të gjithë botën.

Holanda, të cilën raporti e identifikon si kontribuuesin e tretë më të madh në humbjet e të ardhurave nga taksat në nivel ndërkombëtar, luan një rol të madh në minimin e shërbimeve publike në shkallë globale. Nuk ka dyshim se Holanda është vetëm një nga shumë parajsat fiskale ndërkombëtare, dhe veprimi i njëanshëm vetëm mbi Holandën, nuk do ta zgjidhë problemin e shmangies së pagimit të taksave në shkallë industriale (edhe pse shumica e parajsave fiskale janë në fakt ekonomi të përparuara në Evropë).

Gjithsesi, një qëndrim i tillë nuk lë mënjanë pyetjet themelore etike në lidhje me parajsat fiskale. Në kulmin e valës së parë të pandemisë së Covid-19, kryeministri holandez Mark Rutte nënshkroi një letër së bashku me udhëheqësit e tjerë kombëtarë, duke kërkuar një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare ndaj koronavirusit në Afrikë.

Por si mundet një qeveri të pretendojë se është e besueshme kur tenton të ndihmojë shoqëri të tilla, kur miliarda dollarë nga këto vende fshihen po në Holandë?Ngjashëm, si mund ta presim që solidariteti brenda Bashkimit Evropian ta luftojë pandeminë, kur vendet anëtare shohin që financat publike shumë të nevojshme në këtë situatë, fshihen në sistemin financiar holandez?

Sigurisht, dikujt nuk mund t’i shpëtojë ironia-apo më mirë të themi hipokrizia- e kryeministrit Rutte që kërkon reforma në tregun e punës, sistemin e pensioneve, por edhe në sistemet fiskale nga vende si Franca, Italia dhe Spanja, në këmbim të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian për të luftuar koronavirusin.

Pasojat praktike të kësaj hipokrizie të perceptuar mbi solidaritetin evropian, shfaqen shumë qartë. Kohët e fundit Polonia kërcënoi ta çonte Holandën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për “sistemin e saj fiskal agresiv, në kundërshtim me rregullat e tregut të brendshëm”, kjo pasi parlamenti holandez votoi për të ngritur një padi kundër Polonisë për shkeljet e sundimit të ligjit.

Debati mbi rolin e Holandës si një parajsë fiskale, është sa etik aq edhe ekonomik. Megjithatë, në të dyja nivelet, ky debat mungon kryesisht në Holandë, pjesërisht për shkak

të mohimit të vazhdueshëm të këtij fenomenin në mesin e politikanëve holandezë.

Thirrjet për të adresuar problemin e evazionit fiskal, janë shtuar shumë vitet e fundit, dhe pandemia e koronavirusit, duhet të jetë zilja e fundit e zgjimit edhe për Holandën. Çdo vend mban përgjegjësi për reagimin ndërkombëtar ndaj koronavirusit. Për Holandën, kjo përgjegjësi fillon në shtëpi, duke adresuar më në fund problemin themelor të parajsave fiskale. Përktheu Altin Goce-abc