Numerologu Jofiel Koço ka zbuluar se cilat do të jenë çiftet e zodiakut më romantikë dhe më me fat për këtë muaj.
Duke qenë se Venera hyn tranzit nesër në shenjën e Peshkut, atëherë cilat di të jenë shenjat më romantike, më me tendencë në dashuri.
Nga shenjat e ujit do të jenë çiftet: Peshk-Gaforre, Peshk-Akrep, Peshk-Dem dhe Peshk- Bricjap.
Sepse Venera në shenjën e Peshkut ekzaltohet. Edhe me Peshqit do të ishte mirë një drekë buzë detit për shembull.
Nga shenjat e tokës: Dem-Gaforre, Dem-Bricjap në pozicion mjaft të mirë.
Më tej, Koço ka zbuluar për ‘ABC e Mëngjesit’ edhe çiftet që do të jenë në periudhë më problematike.
Në pozicionin më të ulët gjatë kësaj periudhe është shenja e Virgjëreshës, konkretisht me çiftet: Virgjëreshë- Binjak, Virgjëreshë- Shigjetar, Virgjëreshë-Virgjëreshë. Do duhet të bëjnë kujdes deri nga data 20 mars çiftet që janë Virgjëreshat, duhet të kenë kujdes se dielli është në pozicion me Venerën dhe krijon komplikime.
Në dashuri ecet gjithmonë me ritmin e Venerës, do të thotë që kur ajo është në një shenjë të heqin dorë nga dhuratat e shtrenjta. Nuk është më koncept material, po sa më shumë romantik. Nuk pranon Venera në shenjën e Peshkut kombinimin material.