Pasi e vërteta e tyre doli zbuluar, Tea dhe Andi janë vënë në shënjestër të personave që i mbështetën për muaj me radhë për “lidhjen e tyre të dashurisë”. Pasi u zbulua se Tea kishte mbajtur një lidhje të fshehtë me Beartin dhe askush prej tyre nuk gjeti një arsye të fortë (Andi-Tea) për të justifikuar këtë veprim, fansat nisën menjëherë të braktisnin profilet në Instagram të personazheve protagonistë në këtë ngjarje.
Tea ka humbur deri më tani rreth 40 mijë ndjekës dhe Andi thuajse po aq. Ndërkohë ndjekësit kishin kohë që i kërkonin Teas të fshinte nga Instagrami fotografitë që kishte publikuar me Andin. Pavarësisht se dolën imazhet e saj duke u puthur me Beartin, Tea vazhdonte të mbante kujtimet nga lidhja e stisur me Andin. Mirëpo më fund ajo ka hedhur hapin që të gjithë po prisnin dhe ka fshirë të gjitha fotot që kishte me Andi Shehun. Madje ata kanë fshirë edhe foton e Giveaway-t të përbashkët dhe e kanë lënë vetëm në “Instastory”. Kështu Tea dhe Andi kanë vendosur të vazhdojnë përpara jetën e tyre, ndërkohë që rrjeti vazhdon ende të ziejë nga historia e mashtrimit që i zhgënjeu të gjithë.
Kujtojmë se Andi dhe Tean u shprehën pas skandalit se ata ishin detyruar nga produksioni të dilnin çift për shkak të kontratave që kishin lidhur. Mirëpo ky version u hodh poshtë nga Bora Zemani ditën e djeshme dhe nga konkurrentë e ish-konkurrentë të tjerë, të cilët janë shprehur se nuk janë detyruar kurrë të bëjnë diçka kundër dëshirës së tyre.