Jose Mourinho ka analizuar humbjen e pësuar kundër Manchester City-t në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Sky Sports.

“Si e shpjegoj ndeshjen? Një ekip i freskët kundër një ekipi shumë të lodhur. E kemi nisur mirë, kemi goditur shtyllën, ai gol mund të na kishtë dhënë energjinë që të duhet kur je i lodhur. Më pas ka ardhur një nga këto ‘penalltitë moderne’, siç i quaj unë, që na e ka bërë gjithçka më të vështirë, por jam i lumtur me mentalitetin e lojtarëve”, ka përfunduar Mou.