Vllaznia humbi sot 1-2 me Laçin për javën e 18 të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes, për mediet ka folur edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ai ka treguar se nuk është i kënaqur nga ndeshja e sotme, teksa ekipi duhet të jetë me këmbë në tokë.

“Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sonëm u pa që në pjesën e dytë pati disa gabime. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, normalisht që do bëhet analiza e grupit teknik për këtë ndeshje. Shpresojmë të jemi me këmbë në tokë që nga ndeshja e ardhshme. Kampionati është i gjatë. Unë nuk mund ta ndal euforinë e tifozëve, do bëjmë përpjekje për më të mirën sepse skuadrat janë më të forta dhe duan të mundin Vllazninë.

Objektivat? Objektivat janë bërë në momentin e ndërtimit të skuadrës. Duam Kupat e Europës por pse jo me paraqitjet dhe punën e skuadrës të shkojmë te titulli kampion.
Cfarë nuk shkoi sot? Pyetje e vështirë. Loja ishte e bukur por pati gabime dhe këtë pjesë teknike unë nuk e analizoj. Duhet të motivojmë skuadrën që të ecë mirë. Gjoba? Kur fitojmë motivojmë skuadrën, nuk është momenti për të folur për ndëshkime “, tha Xhaferi pas ndeshjes.