Konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka munguar prej disa ditësh në emision ndaj moderatorja Bora Zemani është detyruar të shpjegojë mungesën e tij. Ajo ka treguar se për fat të keq, konkurrenti është infektuar me Covid-19, ndaj do t’i mungojë për disa ditë “Për’puthen”. Vetë konkurrenti nuk e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjete sociale, ndërkohë që nuk dihet as gjendja e tij shëndetësore. Produksioni i uroi Atdheut shërim të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në “Për’puthen”.
Nga shtëpia, Atdheu ka thumbuar konkurrentët e emisionit duke shkruar në një postim në InsaStory: “Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasëm.”- janë fjalët e tij që s’dihet kujt ia drejton. Së fundmi, Atdheu ka shfaqur afrimitet të madh me Sarën, konkurrenten e re, madje puthjet e zjarrta mes tyre s’kanë munguar. Gjatë “Për’puthen Prime”, Bora e vuri në siklet Atdheun duke e pyetur se cila prej puthjeve i pëlqeu më shumë, ajo me Anën apo ajo me Sarën.
Atdheu tregoi se puthja me Anën ishte më e ndjerë, ndërsa puthja me Sarën kishte gjithashtu emocion. Madje, për t’ia vërtetuar të gjithëve pëlqimin për Sarën, Atdheu u ngrit disa herë për të puthur Sarën në buzë dhe gjithashtu i bëri një dhuratë, një orë rëre për momentet e tyre të bukura.