Situatë e nderë në “Formello”, e përjetuar nga të gjitha “shqisat”. Alarmi erdhi me shpërthimin e Igli Tares, drejtorit sportiv shqiptar të Lazio. Të rinjtë e klubit bardhekaltër u nxorën nga shtrati që në orën 6 të mëngjesit, pastaj drejt e në qendrën sportive. Një orë më vonë, Lazio U-19 ishte tashmë në fushë, për trajnimin ndëshkues.

Ky mëngjes i hidhur përdoret gjithashtu për foton zyrtare të ekipit. Kishte shumë pak për të buzëqeshur në të vërtetë. Disfata e rëndë kundër Empolit, të mërkurën, nuk u kapërdi dot nga drejtuesi i klubit. Drejtori sportiv, gjithmonë në tribuna gjatë ndeshjeve të të rinjve, ngriti zërin dhe kërkoi reagim të menjëhershëm pas disfatës së bujshme 2-6.

Situata në renditje u ndërlikua më 2021, falë 3 humbjeve në 3 ndeshje; që nga fillimi i garave zyrtare. Në total, përfshirë performancën para pezullimit, 9 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje. Shqetësimet janë rritur, shpërthimi i Igli Tares e tregon këtë. Rënia nga kategoria duhet evituar. Një skenar që duhet shmangur me çdo kusht, në mënyrë që të mos rijetohet përvoja e hidhur 2017-2018.