Mbështetja në sektorin e energjisë, ujësjellësit dhe kanalizimeve, ishin në fokus të takimit të zhvilluar sot mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadores franceze, Elisabeth Baracq si dhe përfaqësuesve të ADF, Agjencisë Franceze për Zhvillim.
Në një njoftim të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksohet se takimi ishte i frytshëm, ndërsa palët shprehën angazhimin e tyre për të rritur më tej bashkëpunimin përmes projekteve edhe në të tjera fusha.
“Një takim i frytshëm me përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim, “ADF” dhe prezencës së ambasadores franceze Elisabeth Barsacq, ku diskutuam për mbarëvajtjen e projekteve në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime, të mbështetura nga qeveria franceze. Shkëmbyem mendime duke shprehur angazhimin e përbashkët për të rritur më tej bashkëpunimin përmes projekteve edhe në të tjera fusha”, bën të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.