Ibrahim Afellay ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”. 34-vjeçari holandez, i cili në gjysmën e parë të sezonit aktual ka qenë pa skuadër, i thotë mjaft futbollit të luajtur. Gjatë sezonit 2019-2020 ka qenë pjesë e PSV Eindhovenit, ekipit ku fitoi katër tituj kampion në Eredivisie në fillmet e karrierës së tij. Gjithsesi, kulmin e arriti me fanellën e Barcelonës, ku gjatë sezonit 2010-2011 fitoi gjithçka: kampionat, Kupë dhe Champions League.

Gjatë karrierës ka luajtur edhe për Olympiacosin në Greqi, Schalken në Bundesligë dhe Stoke City-n në Premier. Me përfaqësuesen e Holandës numëron 7 gola në 53 ndeshje.